Receta e Cekës: Revani me sherbet

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 14:50
Receta e Cekës: Revani me sherbet

PËRBËRËSIT:

10 vezë shtëpie të freskëta, 10 lugë sheqer, 10 lugë miell.

SHERBETI:

1 kg sheqer, 5 gota ujë, 1 qeskë sheqer vanileje, lëngu i gjysmë limonit. 

Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli duke e përzier me lugë lehtë nga posht-lartë që të mos ulet brumi. Brumi i gatshëm derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Tepsia nuk mbushet plot, por ¾ e lartësisë, pasi që gjatë pjekjes brumi rrit vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temp. 120 gradë Celcius, për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet, hidhet sherbeti i vakët, pastaj pritet. 

(Kosova Sot Online)