Receta e Cekes: Bishtaja me mish të grirë

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 10:25
Receta e Cekes: Bishtaja me mish të grirë

PËRBËRËSIT:

• 1 kg bishtaja, • 1/2 kg mish të bluar ose copë mishi të prerë në copa të vogla, • 2 qepë, • 1 domate, • 2 lugë gjalpë, • 1 tubë majdanoz, • 1 fletë dafine, • kripë, piper, specall.

Qepët e grira fërgohen në yndyrë gjersa të zverdhen. Hidhen një lugë specall dhe mishi i bluar. Përzihen, mbulohen me kapak dhe pasi të zihen 10 minuta në zjarr të lehtë, shtohen kripë, piper, majdanozi i grirë hollë dhe bishtajat e lara e të pastruara nga bishtat, fijet anësore dhe të prera në disa pjesë të barabarta.

Gjella përzihet me kujdes, i shtohen 1 fletë dafine, domatja e kaluar në rende ose 1 lugë pure domatesh, ujë i vakët sa të mbulohen bishtajat dhe vihen në zjarr të fuqishëm. Posa të marrin valë, ulet temperature në minimum, shkundet tenxherja dhe zihen, gjersa të jetë zbutur mishi dhe të shteret lëngu, por jo i tëri, pasi që ato duhet të mbesin të lëngëta. Gjatë zierjes nuk përzihen me lugë, por në rast nevoje vetëm shkundet ena ku zihet gjella. Shërbehen me tarator, kos delesh ose sallatë stine.

(Kosova Sot Online)