Receta e Cekës: Sallatë me misër dhe speca

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 10:01
Receta e Cekës: Sallatë me misër dhe speca

Priten specat në 4 pjesë, pastrohen nga farat dhe copë- tohen në kubikë të vegjël. Qepa grihet imët dhe rrepkat e kuqe në rrathë. Të gjitha përzihen me masën e misrit, spërkaten me lëng limoni, vaj, kripë dhe piper. Sallata qëndron në vend të ftohtë ½ ore, pastaj zbrazet në enë qelqi, përreth palosen rrepkat e kuqe dhe në qoshe zbukurohet me një rrepkë lule. 

PËRBËRËSIT:

1/2 kg misër të zier ose misër nga konserva, 2 speca të gjelbër, 1 qepë, 1 tubë rrepka të kuqe, lëngu i një limoni, vaj, kripë, piper. 

(Kosova Sot Online)