Receta e Cekës: Copëza soje me patate

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 14:52
Receta e Cekës: Copëza soje me patate

PËRBËRËSIT:
 150 gr sojë,
 1 qepë,
 400 gr patate,
 katrorkë për supë,
 3 thelpinj hudhre,
 1/2 tubë majdanoz,
 fletë dafine. 

Soja ulet me 6 dcl ujë të valë me 1 katrorkë supe ose një lugë vegetë. Shtohet dafina dhe e mbuluar qëndron 15 minuta. Ndërkohë qepa fërgohet gjersa të zbutet, pastaj i shtohen copat e sojës të kulluara mirë. Kësaj mase i shtohen hudhër, piper sipas dëshirës dhe duke i shtuar nga pak ujë, ku është ulur soja, vlohen së bashku edhe pak. Patatet zihen, pastaj priten në rrathë dhe skuqen në vaj të nxehtë. Shërbëhen me copëza soje

(Kosova Sot Online)