Receta e Cekës: Sharlotë me dredhëza

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 15:34
Receta e Cekës: Sharlotë me dredhëza

PËRBËRËSIT:

• 1/4 lit qumësht, • 1 vanilje, • 3 të verdha vezësh, • 3 lugë sheqer, • 1 lugë niseshte, • 2 qeska xhelatinë, • 200 gr biskota të gjatë, • 3 dcl ajkë të ëmbël, • 3 lugë sheqer, • 500 gr dredhëza. Qumështi me sheqer vihen të vlohen. Ndërkohë tunden të verdhat e vezëve me sheqer dhe niseshte. Qumështi i vluar largohet nga zjarri dhe në të derdhet masa e vezëve, pastaj prapë vihet në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet kremi.

Xhelatina ulet në 4-5 lugë ujë dhe përzihet në kremin e përgatitur. Gjysma e ajkës së tundur ndahet për lyerje të jashtme, e gjysma përzihet me krem. 10 dredhëza skajohen për të zbukuruar desertin, kurse pjesa tjetër e dredhëzave grimcohen dhe përzihen me krem. Kallëpi ose tenxherja e thellë mbështillet me folie alumini. Biskotat ulen pak në ujë të përzier me lëng limoni e liker vishnjeje dhe radhiten në fund dhe anash enës. Brendia mbushet me kremin e përgatitur dhe mbi mbulohet me biskota. Mbi vihet një pjatë e cekët. Ena futet në frigorifer për disa orë. Para se të shërbehet, përmbyset në pjatë. Largohet folia, zbukurohet me ajkë dhe dredhëza të tëra. Pritet sikurse çdo tortë.

(Kosova Sot Online)