Receta e Cekës: Sallatë ruse

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 15:30
Receta e Cekës: Sallatë ruse

PËRBËRËSIT:

•1 pulë,

• 200 gr karota,

• 100 gr rrënjë majdanozi,

• 5 patate,

• 5 vezë,

• 250 gr bizele,

• 500 gr tranguj turshi,

• 500 gr majonezë, kripë.

Veçan zihet pula dhe perimet. Mishi I zier largohet nga eshtrat dhe pastrohet nga lëkura. Pritet imët. Të gjitha perimet dhe vezët e ziera priten sa më imët. Përzihen me kujdes mishi me perimet, vezët, bizelet dhe 400 gr majonezë. Kriposet sipas shijës dhe vendoset në pjatë ovale ku do të shërbehet, kurse 100 gr majonezë përzihen me lëng limoni, disa pika vaj dhe derdhen mbi sallatë. Paragjella zbukurohet në mënyra të ndryshme, sipas shijes dhe dëshirës së amvises.

(Kosova Sot Online)