Receta e Cekës: Biftek i fërguar

  • A.P /
  • 16 mars 2021 - 15:30
Receta e Cekës: Biftek i fërguar

PËRBËRËSIT:

600-700 gr biftek, kripë piper, 70 gr yndyrë, 1/2 lugë miell, disa lugë supë ose ujë, 1 lugë gjalpë. Mishi pritet në 6-7 biftekë, rrehen lehtë me rrahëse mishi, kriporen dhe piperoren. Biftekët e përgatitur vihen për t'u fërguar në yndyrë të nxehtë mirë. Fërgohen nga të dyja anët për 4-5 minuta.

Vendosen në pjatë të nxehtë. Në enë ku janë fërguar, hidhet mielli dhe fërgohet, por jo sa të skuqet. I shtohet supa ose uji, zihet 2-3 minuta, rregullohet me erëza dhe vegetë dhe u hidhet biftekëve. Shërbehen me pure franceze ose perime të ndryshme të ziera, me ndonjë salcë pikante, tarator dhe sallatë. mBifteku nëse marinohet në vaj për një orë, atëherë skuqet nga të dyja anët nga 3-4 min. në fultere pa vaj, por të nxehur mirë. Sipas nevojës shtohet gjalpë për salcë.

(Kosova Sot Online)