Receta e Cekës: Supë me bizele

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 23:20
Receta e Cekës: Supë me bizele

PËRBËRËSIT:
• 2 qepë,
• 1/2 rrënjë selinoje,
• 2 karota,
• 125 gr spinaq,
• 2 lugë vaj ose 1 lugë gjalpë ,
• 1. 5 lit supë mishi ose katrorke,
• 1/2 tubë qepë të reja,
• 1 gotë bizele,
• 1 vezë,
• moskat, kripë,
1 copë e vogël suxhuk.



Qërohen qepët, priten hirizontalisht, piqen në pllakë shporeti, pastaj priten në rrathë. Karota, selinoja priten në copa të vogla ½ cm. Pastrohet spinaqi dhe pritet në fije të gjata. Në tenxhere me yndyrë hidhen qepët dhe perimet e prera për t’u fërguar 5 minuta. Shtohet supa dhe zihen 15 minuta. Qepët e njoma, majdanozi dhe suxhuku, priten imët. U shtohen veza e tundur dhe miell aq sa të bëhet një brumë i trashësisë së petullave. Brumçat lëshohen në supë të valë, shtohen bizelet dhe supa vlohet në zjarr të ngadaltë, gjersa brumçat të depërtojnë në sipërfaqe.

(Kosova Sot Online)