Receta e Cekës:Tortë me çokollatë

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 08:48
Receta e Cekës:Tortë me çokollatë

Kyçet furra në 180 gradë Celsius. Tunden të bardhat e vezëve gjersa të bëhet një shkumë e dendur. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë, qitet pak e nga pak. Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me kujdes. Masa qitet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë për t’u pjekur për afro një orë. Pasi të piqet, qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.

Ndërkohë, shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi enë me avull. Përzihet me lugë gjersa të shkrihet. Veçant tundet ajka në masë të dendur. Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të kompaktësohet. Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e përgatitur. Zbukurohet me trëndafil të ëmbël dhe fletë trëndafili-çokollate.

(Kosova Sot Online)