Receta e Cekës: Fileta salmoni në folie

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 09:47
Receta e Cekës: Fileta salmoni në folie

PËRBËRËSIT:

• 1 kg salmon, • 2 lugë gjalpë ose margarinë, • 1 limon, pak kripë, majdanoz, • disa kokrra ulliri, vaj, • 2-3 thelpinj hudhre, • sallatë të përzier turshi. Filetat e peshkut ndahen në 2 centimetra trashësi dhe palosen në 4 folie alumini të lyera me yndyrë.

Spërkaten me lëng limoni, piper dhe kriposen, kurse mbi u hidhet sallata. Folia mbyllet mirë. Piqen në furrë ose skarë për 45 minuta. Shërbehen duke i zbukuruar me ullinj dhe majdanoz të grirë hollë.

(Kosova Sot Online)