Receta e Cekës: Ajvar me speca të pjekur

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 13:51
Receta e Cekës: Ajvar me speca të pjekur

PËRBËRËSIT: 


15 kg speca,
8 dkg vaj,
2 lugë sheqer,
kripë sipas shijes,
një 1 lugë esencë uthulle.

Specat e larë dhe të pastruar nga farat, piqen, qërohen dhe bluhen në makinë mishi. Në tenxhere me fund masiv nxehen 2 dcl vaj, pastaj hidhet masa e specave të bluar. Hajvari përzihet kohë pas kohe dhe vlon gjersa të avullojë lëngu. Hidhet kripë sipas shijes, pjesa e mbetur e vajit, dhe sa të marrë edhe një valë, hajvari i nxehtë derdhet në kavanoza të nxehtë. Kavanozat mbyllen me celofan të dyfishuar, mbulohen me batanije dhe pas 24 orësh vendosen në vend të freskët.

(Kosova Sot Online)