Receta e Pepës: Pulë e mbushur me perime

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 09:05
Receta e Pepës: Pulë e mbushur me perime

PËRBËRËSIT:

• Pulë 1. 5 kg, • 10 kërpudha të freskëta, • 2 qepë, • 4-5 patate, • 2 karota, • 3 speca, • 1 dcl verë të bardhë, • lëngu i 1 limoni, • vaj, kripë, piper.

Qepa e pastruar dhe e grirë , fërgohet në vaj të nxehtë për  5 minuta. Shtohen kërpudhat e prera në pjesë të holla, lëngu i limonit, kripa dhe piperi.

Kjo masë fërgohet 2-3 minuta dhe pasi të ftohet, mbushet pula e kriposur, e piperosur,dhe  mbyllet me rrëmojëse, futet në furrë të nxehtë për t'u pjekur.

Pas 20 minutash, pulës i shtohen përreth karotat, patatet dhe specat e prerë, hidhet verë, pak vegetë dhe vazhdon pjekja gjersa të zbuten perimet dhe pula të jetë pjekur. Gjatë pjekjes, kohë pas kohe, laget me lëngun të cilin e lëshon. Pritet në copa, vendoset në pjatë ovale të nxehtë, spërkatet me lëngun e vet dhe shoqërohet me kërpudha dhe patate.

 (Kosova Sot Online)