Receta e Pepës:Bukë shtëpie pa-gluten

  • E. /
  • 11 October 2021 - 08:22
Receta e Pepës:Bukë shtëpie pa-gluten

Përbërësit

• 250g miell mix për bukë(pa-gluten)

• 1 lugë gjelle vaj ulliri

• 1 lugë kafe maja buke

• 1 lugë çaji kripë

• 150ml ujë të vakët (deri sa të lidhet brumi)

 Bashkojmë gjithë përbërësit duke I trazuar deri sa të lidhet brumi, 2E lyejmë enën me vaj ulliri dhe vendosim brumin.

Mbështjellim enën me qese dhe e lëmë të pushojë për 1 orë.Ndezim furrën në 200◦C.

Marrim brumin, me duar të njomura me vaj ulliri e vendosim në një enë buke dhe e shtypim pak me duar.

E mbulojmë enën me qese dhe e lëmë të pushojë edhe për rreth 40 minuta. Kjo kohë do nevojitet që edhe furra të nxehet mirë.

Bukës para se të pjeket mund ti shtohen edhe fara sipër.

E pjekim bukën për rreth 40 minuta ose deri sa të ketë kulluar mirë.

Nëse e ruani në qese buka qëndron për 3 ditë

 (Kosova Sot Online)