Receta e Pepës: Musaka me patate dhe salcë beshamell

  • A.P /
  • 11 tetor 2021 - 14:57
Receta e Pepës: Musaka me patate dhe salcë beshamell

Përbërësit:

• 1/2 kg. mish të bluar, • 1 qepë, • 50 gr. gjalpë, • kripë, piper, specall, • majdanoz, • 1 kg. patate, • salcë beshamell, • 2 vezë, • 2 dcl ajkë e thartë, • qumësht.

Pregaditja:

Qepa pritet imët dhe fërgohet në yndyrë. Shtohet mishi, fërgohet pak. Kriposet, hidhen piper dhe majdanoz. Patatet qërohen dhe priten në rrathë të hollë.

Në tavë të lyer me yndyrë rradhiten një rradhë patate, hidhen mishi i përgaditur, pastaj salcë beshamell e holluar me supë ose me qumësht. Njëlloj veprohet gjer në sipërfaqe.

Mbi hidhen beshamelli i mbetur i përzier me 2 vezë të tundura, 2 dcl ajkë të thartë, pak supë ose qumësht. Hidhen pak vegetë, piper dhe specall.

Tava futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të zbuten patatet.

Salca përgaditet sipas udhëzimit për salcën beshamell.

(Kosova Sot Online)