Receta e Pepës- Lazanja me perime

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 08:37
Receta e Pepës- Lazanja me perime

PËRBËRËSIT: 400 gr llazanje ose 800 gr llazanje shtëpie, 2 lugë gjalpë, 1 qepë, 2 speca të kuq, 2 patëllxhan të vegjël, 2 kungulleshka të njoma, 250 gr shampinjone, 400 gr pure domatesh e gatshme ose e përgaditur nga domatet e qëruara, 2 dcl verë e zezë, majdanoz i grirë, 2-3 thelpinjë hudhër, bazilikë, kripë, piper, 1 lit. salcë beshamell , 40 gr djath parmezan në rende. 

Pregaditja:

Qepa e grirë hollë fërgohet gjersa të zbutet. Shtohen hudhrat, specat, patëllxhanët dhe kungulleshkat e prera në copa të vogla. Shtohen shampinjonet dhe domatet. Në zjarr të ulët vlojnë 20 min. në enë të zbuluar. Hidhet majdanozi i grirë hollë, bazilika, kripa piperi.

Ziejn llazanjet dhe kullohen mirë. Shtohet një shtresë llazanjesh në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi brum derdhet salcë, pastaj një pjesë e perimeve të ziera.

Prap rradhiten llazanjet, salca, perimet dhe kështu gjersa të hargjohen të gjithë përbërësit.

Mbi të gjitha derdhet salca e mbetur e cila mbulohet me kaçkavall në rende.

Piqet në furrë të nxehtë me temp. 180 gradë C për 30 min.

Pas 10 min. pritet në katrorë dhe mund të shërbehet me verë të bardhë. 

(Kosova Sot Online)