Receta e Pepës: Sallatë Cezar me pulë

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 08:29
Receta e Pepës: Sallatë Cezar me pulë

PËRBËRËSIT:

● sallatë jeshile

● 4 feta gjoks gleli (pule) të prera në kubikë

● 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë

● 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin

● 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve

● kripë

● 1 limon për të spërkatur mishin. Kurse për salcën duhen:

● 2 lugë vaj ulliri

● 1 lugë lëng limoni

● 1 lugë kos

● kripë e piper sipas dëshirës

● 1 lugë të vogël senape

● 1 copë hudhër (sipas dëshirës).

PËRGATITJA: Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky të jetë tretur me zjarr të ulët, shtojmë vajin e ullirit. Pas pak shtojmë kubikët e bukës dhe i skuqim për disa minuta, duke i përzier herë pas here. I lëmë mënjanë të ftohen në një pjatë me letër thithëse kuzhine.

Në tiganin ku skuqëm bukën, hedhim gjalpin dhe kur ky të tretet, vëmë kubikët e mishit, i spërkasim me pak kripë, me lëng limoni dhe i lëmë disa minuta që mishi të zbutet. Në blender hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i grijmë derisa të përftojmë një salcë homogjene. Në pjatë hedhim sallatën e prerë, bukën, mishin, djathin dhe së fundi e spërkasim me salcën. 

(Kosova Sot Online)