Receta e Pepës: Ëmbëlsirë role me kanellë

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 08:39
Receta  e Pepës: Ëmbëlsirë role me kanellë

Përbërësit:

500 g miell

1 paketë Maja

1/2 lugë çaji kripë

75 g sheqer

75 g gjalpë

250 ml qumësht

40 g Gjalpë i shkrirë,

50 g sheqer

1 paketë sheqer vanilje

1 lugë gjelle kanellë

2-3 mollë në rende

 Përgatitja: Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e ngrohim dhe i përziejmë së bashku,shtojmë miellin dhe e gatuajmë mirë ,pastaj e mbulojmë dhe lëjmë brumin për të ardhur për 30 minuta.

 Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në tavolinë në një shtresë me miell ,petën e spërkasim me gjalpë të shkrirë, sheqer, dhe vanilje një lugë gjelle kanellë dhe mollën, e mbështjellim dhe e prejmë në formë role në madhësi 2 centimetra të trasha.

Me vezë apo qumësht e lyejmë sipër,ngrohim furrën paraprakisht në 180‐200 gradë dhe pjekim për për 20 minuta.

 Mund të shërbehet me çokollatë të nxehtë.

 (Kosova Sot Online)