Receta e Pepës: Makarona të ftohta me perime

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 08:45
Receta e Pepës: Makarona të ftohta me perime

Përbërësit:

320 gr makarona
150 gr karrota
200 gr kunguj
200 gr bizele
200 gr domate

Borzilok
1 filxhan kafeje vaj ulliri
Kripë, piper i zi
100 gr djath kaçkavall
100 gr mish pule (sipas shijes)

Përgatitja

Fillimisht vendosim makaronat në një tenxhere të madhe për të vluar me ujë dhe kripë. Më pas presim perimet, kungujt dhe karrotat. Sapo uji të vlojë vendosim në tenxhere karrotat, kungujt dhe bizelet dhe i lemë të ziejnë vetëm për 2-3 minuta. Largojmë më pas perimet me një sitë dhe i vendosim në ujë të ftohtë për të ndërprerë procesin e zbutjes si dhe për të ruajtur shkëlqimin dhe ngjyrën. Vendosim në ujin ku ziemë perimet makaronat dhe i lemë sipas minutazhit të shkruar në etiketë.

Ndërkohë domatet dhe djathin i presim në kubikë të vegjël. Alternativë mund të shtoni dhe mishin e pulës nëse deshironi.

Pasi të ftohen perimet i kullojmë dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, erëza të freskëta, dhe borzilok, domatet , djathin dhe në fund shtojmë makaronat dhe i servirim.

(Kosova Sot Online)