Receta e Pepës - Ëmbëlsirë me susam

  • A.P /
  • 07 nëntor 2021 - 09:35
Receta e Pepës - Ëmbëlsirë me susam

PËRBËRËSIT:

500 gr susam,500 gr llokum,200 gr zhele bonbone.

Përgaditija: ​

Në enë të përshtatshme fërgohet pak susami. Shtohet llokumi duke e përzier vazhdimisht me lugë druri, gjersa të shkrihet llokumi dhe masa të kompaktësohet.

Masa e nxehtë hidhet në letër për gatim dhe rrafshohet në formë katrori. Zhele bonbonet priten për së gjati dhe në fillim të katrorit vihen në formë shiriti. Sa është e vakët, me ndihmë të letrës, mbështillet ëmbëlsira në formë rolade. Pasi të ftohet pritet në rrathë. 

(Kosova Sot Online)