Receta e Pepës:Turshi me tranguj të vegjël

  • G.G /
  • 18 November 2021 - 12:51
Receta e Pepës:Turshi me tranguj të vegjël

Përbërësit:

2 kg tranguj të vegjël

8 gota ujë i ngrohtë

6 filxhana çaji uthull

4 lugë gjelle kripë e trashë

2 lugë gjelle sheqer

1 filxhan kafe piper kokërr

gjethe dafine

Përgaditja:

Së pari përgatisim shëllirën.

Ujin e hedhim në një tenxhere dhe e vëmë të ziejë në zjarr. Pastaj e largjmë nga zjarri.

Shtojmë në ujë të gjithë përbërësit e lartcekur dhe e trazojmë mirë.

Pastaj e lëmë mënjanë që të ftohet tërësisht.

Ndërkohë përgatisim trangujt.

Fillimisht i lajmë të gjithë trangujt mirë. Pastaj i bëjmë gati për t’i futur në kavanozët, ku do t’i konservojmë.

Trangujt i rendisim mirë nëpër kavanozë duke i ngjeshur lehtas. Më pas u hedhim shëllirën.

Pasi janë mbuluar me shëllirë, kavanozëve u vendosim kapakun duke e shtrënguar fort.
Turshitë e përgatitura kështu ruhen në vend të errët.

Janë gati për konsumim pas 10 ose 20 ditësh.

(Kosova Sot Online)