Receta e Pepës: Pilaf me kërpudha

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 08:30
Receta e Pepës: Pilaf me kërpudha

Përbërësit

500 g oriz.

300 g kërpudha

2 thelpinj hudhër.

120 g gjalpë.

1l ujë, (sasia e të cilit varet nga lloji i orizit).

Kripë, majdanoz të grirë.

djathë të grirë.

Pregaditja

Pastrojmë mirë kërpudhat duke i hequr cipën që kanë mbi kokë, i heqim fundin e bishtit.

I presim hollë. Ndërkohë nxehim ujin.

Presim hudhrën dhe e skuqim në një tigan me vaj, shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë perzierjen.

Pasi t’i heqim nga zjarri shtojmë kripën dhe majdanozin.

Skuqim orizin në gjalpin e nxehur më përpara dhe pasi orizi të ketë thithur të gjithë yndyrën, shtojmë ujin duke e përzier pak e nga pak.

Pa përfunduar zierja, pas rreth 15 min., shtojmë gjysmën e kërpudhave dhe vazhdojmë zierjen e plotë.

Kur orizi të jetë zier plotësisht dhe të jetë fryrë, pas rreth 25 min., i shtojmë edhe pak gjalpë për ta bërë më të shndritshëm, rregullojmë sasinë e kripës.

Pasi ta kemi hedhur në pjata shtojmë edhe pjesën tjetër të kërpudhave.

E shërbejmë të nxehtë dhe me djathë të grirë kaçkavall.

(Kosova Sot Online)