Receta e Pepës:Ëmbëlsirë me kumbulla

  • A.P /
  • 05 dhjetor 2021 - 09:36
Receta e Pepës:Ëmbëlsirë me kumbulla

Kumbullat janë fruti i stinës së vjeshtës, ndaj mund t’i përfshini në të gjitha recetat e ëmbëslirave.

1 kg kumbulla I pastrojmë I heqim bërthamën I vendosim në tepsi me dimension 24, të prera në dyshë,i vendosim dy lugë sheqer të kaftë I pjekim në furrë 200 grad për 20 minuta, pasi heqim nga furra vazhdojme me pregaditjen e brumit.

Pregaditja e brumit:

3 vezë të frekëta

11 lugë të mëdha sheqer  

11 lugë të mëdha vaj luledielli

11 lugë  të mëdha qumshtë

14 lugë të mëdha miell

1 qese pluhur për pjekurina

1 luge e vogël aromë vanile ose 1 vanile në qese.

Të gjithë përbërësit përzihen me tel të dorës, dhe vendosen mbi kumbulla, pjekën në temperaturë 180grad 25-30 minuta.

Pasi të pjekët e ktheni në nje enë të pastër, kumbullave mund të ju shtohet edhe kanellë sipas dëshirës.

(Kosova Sot Online)