Receta e Pepës: Ëmbëlsirë për Krishtlindje

  • G.G /
  • 22 December 2021 - 17:01
Receta e Pepës: Ëmbëlsirë për Krishtlindje

Ëmbëlsirë role për Krishtlindje

Përbërësit

Përbërësit për pjesën e biskotës

170 gr sheqer

170 gr miell

60 gr gjalpë

8 kokrra vezë

kripë

1/2 lugë kafeje maja për ëmbëlsira

1 pako vanilje pluhur

Përbërësit për kremin çokollatë (krem ganash)

300 gr çokollatë të zezë

300 gr pana

40 gr gjalpë

Përbërësit për kremin pastiçier

500 ml qumësht

170 gr sheqer

70 gr miell

50 gr kakao pluhur

6 të verdha veze

Përgatitja

Si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. I hedhim të verdhat në një enë qelqi së bashku me 90 gr sheqer dhe vaniljen e fillojmë ti rrahim përreth 10 minuta, derisa të arrijmë një masë të fryrë e homogjene.

Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit derisa të arrijmë një masë të bardhë në formë shkume.

I bashkojmë me kujdes të dyja masat. Pas kësaj shtojmë me ngadalë miellin e situr së bashku me majanë dhe i trazojmë shumë ngadalë. Shtojmë gjithashtu pak kripë dhe gjalpin. Trazojmë me shumë kujdes përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene.

Marrim një tavë me masa 40 x 35 cm dhe shtojmë në të letër furre. Hedhim sipër brumin e përgatitur, duke e niveluar me një lugë druri.

Fusim tavën në furrë të nxehtë 220°C përreth 7-8 minuta derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë floriri. Nxjerrim tavën nga furri dhe e heqim me njeherë nga tava biskotën së bashku me letrën e furrit.

I hedhim sipër pak sheqer në mënyrë që të mos ngjitet kur ta bëjmë rolè. E mbulojmë sipër komplet me qese kuzhine, në mënyrë që të ngelet e butë. E lemë të ftohet komplet biskota.

Përgatitja e kremit pastiçier

Përgatisim kremin pasticier duke shtuar kakaon pluhur të situr. E lemë të ftohet komplet.

Përgatitja e rolesë

Marrim biskotën e ftohur tashmë dhe e lyejmë sipër komplet me kremin pastiçier me kakao. Duhet të lemë disa cm anash pa lyer me krem.

E mbledhim me kujdes biskotën në formë roleje dhe e mbledhim me letër furri. E vendosim rolenë e përgatitur në frigorifer përreth 1 orë.

Përgatitja e kremit çokollatë ( kremi ganash)

Në një tenxhere të vogël hedhim panën dhe gjalpin. E vendosim mbi zjarr dhe e lemë të nxehet ngadalë. Kur pana sapo të ketë filluar të ziejë shtojmë çokollatën në copa të vogla. E heqim nga zjarri dhe fillojmë ta trazojmë me kujdes derisa çokollata të jetë shkrirë komplet. E lemë të ftohet masën e përgatitur.

Më pas e rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një krem të trashë e të njëtrajtshëm. Nëse krem nuk arrin të bëhet i trashë e vendosim enën në ngrirje për disa minuta dhe e rrahim përsëri me rrahësin elektrik. Ky lloj kremi ka karakteristikën që kur rri në ambjent të nxehtë shkrihet dhe në frigorifer bëhet i ngurtë.

Përgatitja përfundimtare e Ëmbëlsire per Krishtlindje

Marrim rolenë nga frigoriferi, e cila është ftohur. Heqim letrën e furit dhe e vendosim mbi një pjatë. Presim dy anët e rolesë në formë transversale. Fillojmë e mbulojmë komplet rolenë me kremin çokollatë. Një pjesë të anës së prerë e vendosim sipër rolesë e pjesën tjetër anash, në këtë mënyrë japim idenë e një trungu të prerë.

E zbukurojmë trungun ëmbëlsirë sipas dëshirës, mund ti hedhim sipër pak sheqer pluhur që ti japim idenë e borës.

E shërbejmë ëmbëlsirën e përgatitur të shoqëruar me një gotë pije spumante.

(Kosova Sot Online)