Receta e Pepës:‘Spageti’ me salcë bolonjeze

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 07:19
Receta e Pepës:‘Spageti’ me salcë bolonjeze

Përbërësit:

* 1/2 kg spageti dhe 2 kokë qepë
* 250 gr mish i bluar
* 1 lugë erëza të përziera
* 1 lugë sheqer
* 2 thelpinj hudhër
* majdanoz
* 200 ml ujë
* 100 ml salcë domatesh
* e vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë dhe vaj i ziejmë spagetat. Spagetat e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë mishin e bluar. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë.

Hedhim kripë dhe piper të zi. E shtojmë salcën e domates dhe ujin. Pastaj, e shtojmë edhe sheqerin.

Spagetat e kulluara i vëmë në pjatë të thellë.

Sipër hedhim salcë bolonjeze, parmesan sipas shijes.

Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të pjatës.

(Kosova Sot Online)