Receta e Pepës:Ëmbëlsirë me vishnje

  • G.G /
  • 22 February 2022 - 15:45
Receta e Pepës:Ëmbëlsirë me vishnje

Përbërësit

3 vezë

13 lugë sheqer

13 lugë vaj

13 lugë qumësht

18 lugë miell

1 pluhur për pjekje

1 sheqer vanilje

Levore limoni në rende

PËR MBUSHJEN

1 kg vishnje

5-6 lugë sheqer

2 lugë nisheste

Pregaditja:

Së pari përgadisim mbushjen.Vishnjeve u largojmë bërthamet.

Shtojmë sheqerin dhe nishesten dhe vemë të ziejnë në temp. të ulët.

Përziejmë derisa të filloj të trashet masa sikurse pudinga.

Përzijme vezët me sheqerin dhe sheqer vaniljen.

Shtojmë qumështin vajin dhe në fund miellin e përzier me pluhurin për pjekje.

Furrën e ngrohim në 200 gradë.

Në kallëp me madhësi 20×30 cm të lyer dhe të përmillur e vendosim gjysmën e masës për petën dhe vemë të piqet për 10-12 minuta.

Largojmë kallëpin nga furra,hedhim kremin për mbushje me vishnjet dhe përsipër prap gjysmën e masës për petën e dytë.

Kallëpin e kthejmë në furrë edhe për 35 minuta në temp.të zvogluar në 180 gradë.

Pas pjekjes dhe ftohjes së ëmbëlsirës,prejm në katrorka sipas dëshires dhe pluhurosim me sheqer pluhur.

(Kosova Sot Online)