Receta e Pepës: Ëmbëlsirë me hurma

  • G.G /
  • 08 April 2022 - 09:51
Receta e Pepës: Ëmbëlsirë me hurma

PËRBËRËSIT;

400 gr hurma të pastruara nga farat,
250 gr arra të bluara,
250 gr rrush të thatë,
1 dcl rum,
100 gr sheqer pluhur,
4 lugë lëng portokalli,
lëvore portokalli e kaluar në rende.

Rrushi ulet në rum ½ ore. Hurmat e pastruara bluhen.
Hidhet sheqer dhe pastaj 4 lugë lëng portokalli.
Shtohet rrushi, 200 gr arra të bluara, lëvore portokalli e kaluar në rende.

Në folie në formë katërkëndëshi hidhen arra të bluara dhe masa e përgatitur vihet për së gjati duke ia dhënë formën e sallamit ose kulmit. Nga ky brumë mund të bëhen edhe gogla, të cilat kalohen në arra të bluara. Në pjatë, ku do të shërbehen, në mes vendoset sallami i prerë në thela, kurse anash goglat. Mund të zbukurohet me zhele bonbone.

Ëmbëlsira shërbehet me shampanjë ose kafe.

(Kosova Sot Online)