Receta e Pepës:Ëmbëlsirë verore me pemë

  • G.G /
  • 18 June 2022 - 11:14
Receta e Pepës:Ëmbëlsirë verore me pemë

Përbërësit:

4 vezë
150 ml ujë
250 gr miell
1 pluhur për pjekje
250 gr sheqer
150 ml vaj
dredhëza

Pregaditja:

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës.

Të bardhat u rrahim në shkumë të fortë,kurse të verdhat I tundim mire me sheqerin.

Pastaj shkumën nga të bardhat e shtojmë tek të verdhat,shtojmë vajin,ujin,dhe në fund shtojmë miellin e përzier me pluhurin për pjekje.

Kallëpin për ëmbëlsira e lyejm me margarin ose gjalpë,vendosim  masën në të dhe pjekim në 180 grade për 10-15 minuta.

Nxjerrim kallëpin nga furra,e lëme të ftohet pak dhe ndërkohe përgadisim dredhëzat të cilat I vendosim përsipër në  tërë sipërfaqen.

Më pas shtojmë edhe një glazurë të gatshme me shije dredhëze.

(Kosova Sot Online)