Receta e Pepës:Brusketa me domate dhe djathë

  • G.G /
  • 01 July 2022 - 15:00
Receta e Pepës:Brusketa me domate dhe djathë

Përbërësit:

bukë franceze

1 domate

pak borzilok të freskët

2-3 thelpinj hudhra grirë imët

2 lugë gjelle vaj ulliri

pak kripë dhe rigon

50 gram djathë i bardhë i prerë në copa të vogla

Pregaditja:

Prisni bukën franceze në feta të holla, e përshtatshme për brusketa.

Vendosini fetat e bukës në tost. Kur të jenë thekur pak, i hiqni dhe vendosini në një pjatë.

Spërkasni nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Prisni domatet dhe djathin në formë kubike ose në copëza të vogla. Vendosini një nga një mbi fetat e bukës.

Shtoni sipër hudhrat, kripën, rigonin, gjethet e freskëta të borzilokut dhe shërbejini. Nëse dëshironi të gjitha këto mund t'i përzieni më parë në një tas veçmas, për të realizuar një salcë.

(Kosova Sot Online)