Receta e Pepës:Paçë me petë

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 14:57
Receta e Pepës:Paçë me petë

PËRBËRËSIT:

2 të verdha veze, 1 filxhan kafeje vaj, 1 filxhan qumësht, në majë të gishtërinjëve kripë, 1/2 lugë e vogël sodë buke, afro 250gr miell, 150 gr niseshte, 100 gr gjalpë.

Pregaditja:

Tunden vezët. Shtohen përbërësit përpos niseshtes dhe përzihen mirë. Brumi ngjeshet, pastaj ndahet në kuleq të vegjël.

Mbulohen me plastmasë ½ orë. Kuleqet hapen në madhësi pjate mtë vogël duke i përmillur me niseshte dhe vendosen njëri mbi tjetrin nga 5 sosh. Duke i përmillur mme niseshte, nga 5 petë rriten dhe hollohen. Sa më hollë të hapen, aq më mirë është. mVendosen petët e rritura në tepsi të lyer me yndyrë, duke i pikuar me yndyrë. Piqet në furrë me temp. 160 gradë C, gjersa të prarohen petët në brendi dhe sipërfaqe. Pasi të ftohet, përvëlohet me supë të kthjellët pule ose viçi. 2 vezë tunden me 2 filxhanë k. kos dhe 2 lugë miell.

Masa derdhet gradualisht në supë të vakët. Ena vendoset në zjarr të ulët, përzihet vazhdimisht gjersa të trashet. Paça e zier hidhet mbi sipërfaqe të petëve të përvëluara dhe rrafshohet, ose petët priten në katrorë dhe me lugë paça vendoset mbi çdo katrorë. Mishi i zier i bardhë i pulës ose i viçit, i ndarë në fije, vendoset mbi paçë.

50 gr gjalpë nxehet, hidhet pak specall dhe me këtë yndyrë sperkatet mishi. Paça futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për 10 min.

Shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot Online)