Receta e Pepës: Krofne të mbushurar

  • G.G /
  • 15 August 2022 - 09:46
Receta e Pepës: Krofne të mbushurar

Përbërësit:

• 3 dcl ujë, • 3 dcl qumësht, • 350 gr miell, • 1 pluhur paste, • 4 vezë, • vaj për fërgim, • sheqer pluhur, • 1 sheqer vanilje. Përzihen dhe vlohen uji dhe qumështi.

Përgatitja:

Hidhen duke i përzier, mielli me pluhur paste dhe në majë thike kripë. Masa përzihet 2 min. me lugë druri, pastaj largohet nga zjarri dhe përzihet edhe më tej, në mënyrë që mos të mbesin kokla .

Pasi të ftohet masa, shtohen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser gjersa të gatuhet brum i njëllojtë. Brumi kalohet nëpër kaush kremi ose tullumbash dhe drejtë përsë drejti hidhen krofnet në mjaft vaj të nxehur në temp. mesatare, duke i prerë me thikë (sikurse tullumbat).

Pasi të skuqen nga të gjitha anët dhe të fryhen, largohen nga yndyra, për t’u fërguar të tjerat gjersa të hargjohet i tërë brumi. Mbi u hidhet sheqer pluhur i përzier me sheqer vanileje dhe shërbehen të nxehta. Krofnet sipas dëshirës mund të mbushen edhe me krem.

(Kosova Sot Online)