Receta e Pepës:Xhem i shtëpisë me kumbulla

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 10:46
Receta e Pepës:Xhem i shtëpisë me kumbulla

▪ 6 kg kumbulla
▪ 2 kg sheqer

Përgatitja:

Lani mirë kumbullat. Me kujdes hiqni bërthamat dhe bishtat pastaj i qitni në një tenxhere të madhe të cekët.

Sheqerin qiteni sipër kumbullave dhe të gjitha vendosni në pllakë shporeti.

Lërini që xhemi të zihet mirë, ndërkaq rregullisht përzieni që të mos ngjiten për fundin e tenxheres.

Kur të mbetet gjurma e lugës në fundin e tenxheres, do të thotë që xhemi është gati.

Kavanozat lani mirë dhe pastaj fusni në furrë dhe nxehni. Në kavanozat e nxehur qiteni xhemin e nxehtë. 

(Kosova Sot Online)