Receta e Pepës: Speca turshi

  • G.G /
  • 10 September 2022 - 14:44
Receta e Pepës: Speca turshi

PËRBËRËSIT:

• speca të shëndoshë dora e parë
 • domate të pjekura të shëndosha
 • hudher
• karota
• kripë.

Specat e larë dhe të fshirë, pastrohen nga farat. Domatet priten në copa të vogla, karotat në rrathë thelpinjtë e hudhrës në dy-tri pjesë. Specave u hidhet brenda nga një lugë çaji kripë, pastaj shkundet kripa. Kriposen perimet, mbushen specat dhe palosen në kavanozë, ose kovë plastike. Mbyllen përkohësisht, pasiqë specat bien. Shtohen të tjerë duke i shtypur lehtë. Konzervohen me lëngun të cilin e lëshojnë. Kjo turshi e mirë, mund të përdoret disa ditë pas konzervimit.

(Kosova Sot Online)