Receta e Pepës:Supë e ftohtë me avokado

  • G.G /
  • 05 October 2022 - 08:16
Receta e Pepës:Supë e ftohtë me avokado

PËRBËRËSIT:

2 avokado,

2 lugë lëng limoni,

4. 5 dcl qumësht,

1. 5 dcl ajkë e thartë,

1 lugë salcë tabasko,

kripë, piper,

2 fletë të holla qepe të re.

Avokadot pritet përgjysmë, u largohet bërthama dhe qërohen. Priten në katrorë të vegjël. Në blender elektrik hidhen katrorët e avokados, lëngu i limonit, ajka, qumështi dhe salca tabasko. Të gjitha këto bluhen gjersa të kompaktsohen. Kriposet supa. i hidhet piper sipas shijes.

Vendoset në tenxhere dhe futet në frigorifer për t’u ftohur. Shërbehet duke e zbukuruar çdo pjatë me fletë qepe të prera imët ose me ajkë. 

(Kosova Sot Online)