Receta e Pepës: Bakllavë me petë të gatshme

  • G.G /
  • 11 October 2022 - 11:11
Receta e Pepës: Bakllavë me petë të gatshme

PËRBËRËSIT:

750 gr petë bakllave,

300 gr gjalpë.

KREMI:

1 litër qumësht,

10 lugë supe grizë,

1/4 kg sheqer,

50 gr kakao,

300 gr arra të grimcuara,

200 gr rrush të terur.

PËR SHERBET:

2 kg sheqer,

4 gota ujë,

lëngu i ½ limonit,

1 sheqer vanile.

Vlohet qumështi me sheqer. Duke e përzier shtohen grizi i ulur në pak qumësht të ftohtë, kakaoja, rrushi i terur dhe arrat. Masa ftohet. Në tepsi të lyer, palosen nga 4 petë duke i spërkatur me gjalpë. Peta e katërt lyhet me fill të ftohur dhe kështu veprohet gjersa të hargjohen petët dhe filli. Mbi palosen 4 petë të lyera me yndyrë. Bakllava pritet në formë delimash dhe lyhet me yndyrën e mbetur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Pasi të ftohet, bakllava përvëlohet me sherbet të nxehtë. Pasi të marrë valëm shërbeti vlon edhe 7 min. Largohet nga zjarri. Shtohet 1 filxhan i v. kafeje ujë i ftohtë dhe lëngu i gjysëm limonit. Përvëlohet duke e lagur mirë nga të gjitha anët. Mbulohet me tepsi ose folje gjersa të ftohet.

(Kosova Sot Online)