Receta e Pepës:Speca të kuq me vaj

  • a.[ /
  • 20 November 2022 - 09:50
Receta e Pepës:Speca të kuq me vaj

 PËRBËRËSIT:

20 kg speca, vaj, kripë(për 3 kg. speca duhen 3 lugë krip, 2 lugë sheqer), 1 mbrojtës turshishë i përzier në kripë dhe sheqer, hudhër, majdanoz, uthull molle

Specat lahen, u hiqen farat, fshihen dhe duke i palosur në tepsi, çdo spec kriposet me një lugë ç. kripë, pastaj kalohen në dorë të ulur me vaj.

Specat futen në furrë të nxehtë, vetëm sa të zbuten pak, gjegjësisht sa të ndryshojnë ngjyrën. Pasi të largohen nga furra, derdhen në enë të madhe dhe mbulohen me kapak. Njëlloj veprohet me tërë masën e specave. Specat e zbutur palosen në kavanoza të pastër, një rend speca, hidhet nga pak kripë, hudhra të shtypura, majdanoz i grirë, uthull dhe sipas dëshirës karota të prera në rrathë. Specat gjatë palosjes shtypen nga pak, në mënyrë që lëngu të depërtojë mbi speca. Specat kryqëzohen me shkopinj hardhie të përvëluar, mbyllen me celofan të dyfishuar dhe vendosen në vend të ftohtë. Nëse vendi ku do të ruhen është i ftohtë, nuk duhet shtuar mbrojtës turshishë.

(Kosova Sot Online)