A ka devijuar Kosova rrugën nga  demokracia liberale?

A ka devijuar Kosova rrugën nga  demokracia liberale?
A ka devijuar Kosova rrugën nga  demokracia liberale?

Skender Mulliqi

  • 27 April 2026 - 14:03

Nga  Skënder MULLIQI


Në Kosovë duket së nuk është kuptuar sa duhët koncepti i demokracisë liberale .Demokracia nuk është concept monolit, por qe ka demenzione dhe principe të ndryshme.
Cili është nocioni i demokracisë?Demokracia   është një formë qeverisjeje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë nëpërmjet referendumeve ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas Luftës së Dytë Botërore interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Për mbështetësit e demokracisë liberale, veprimet e pushtetit kufizohen në sferën politike, që është ndjeshëm e distancuar nga sferat ekonomike dhe sociale. Për liberalët, demokracia ka si qëllim përfundimtar të garantojë lulëzimin e të drejtave të vetvetishme të qenies njerëzore, pushteti duhet të sigurojë me anë të mënyrave ligjore respektimin e lirive në mënyrë që marrëdhëniet shoqërore mes individëve, juridikisht të barabartë, të zhvillohen lirisht. Individët nuk duhet të mbështeten përveçse të vetvetja për të përmbushur fatin e tyre.Në të gjitha regjimet demokratike, Kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore (liria e fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, etj.), ndarjen e pushteteve (ekzekutiv dhe legjislativ, kryesisht), e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira e të rregullta dhe pluralizmi partiak. Këtu duhet të përfshihen gjithashtu procedurat për ndryshimin e Kushtetutës ashtu si edhe kontrolli i përputhjes me kushtetutën të ligjeve.


Kosova është shtet që e ka përqafuar sistemin demokratik liberal.Ne mbajtem shumë zgjedhje dhe ato u silësuan si fer, pluraliste   dhe demokratike , por që ende nuk janë plotësuar të gjitha kriteret, si institucione të fuqishme , kontroll të pushtetit ekzekutiv dhe të drejtave elementare njerëzore .Nuk mund të thëmi si procesi zgjedhor nuk është kualitativ , por që ekzitojnë probleme struktutrore (dobësitë e shumta institucionale , presionet politike , polarizimet etj, të cilat pengojnë të kemi një demokraci  më të plotë liberale .Shtetet e vogla përballen më probleme  siq është korrupcioni , krimi i organizuar, insitucione të kapura , të cilat drejtëprejtë ndikojnë në rrënimin e komponenteve të liberal- demokracisë, dhe janë pengesë e madhe në shtetndërim dhe mirëqenje .

Edhe pse jemi në sistemin shumë partiak pluralist po përjetojmë kriza të shpeshta politike dhe institucionale , së duket ashiqare së njerëzit e politikës nuk I kan kuptuar apo nuk po dëshirojnë ti kuptojnë komponentet e demokracisë.Ky mos kuptim apo edhe dashakeqësi ndaj demokracise dhe lirive elemenate njerëzore , janë duke na shkaktuar dëme të mëdha në proceset politike dhe në proceset tjera zhvillimore .Kosova ka nevojë të madhe për konsolidimin e sistemeve të cilat që shumë kohë po funksionojnë më defekte .Vendi është futur në një fazë që nuk është pritur , ku akterët politikë janë bërë potencial  I një faze të re të autokracisë.E gjithë kjo bie ndesh më normat e orjentimit propërendimor . Dhe ndonjë koncentrim më I madh I fuqisë autokratike  në vendimarrje do të ishte katastrofike për Kosovën.Se kemi  hapa të rrezikshem në këtë drejtim të njerëzve të kësaj klase politike është evidente, dhe kjo do të bartë në vete pasoja  të mëdha për Kosovën, e cila moti është përcaktuar  për vlerat properëndimore të demokracisë  liberale. Ata që mendojnë të punojnë në kthimin e logjikës së shekullit të kaluar, janë varrmihësit e demokracisë ,dhe të  Kosovës së pavarur dhe sovrane …!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".