Kapiti: Shqiptarë, ndëshkojeni tradhtinë!

Kapiti: Shqiptarë, ndëshkojeni tradhtinë!
Kapiti: Shqiptarë, ndëshkojeni tradhtinë!

Skender Kapiti

  • 27 April 2026 - 08:00

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tradhtia është pabesi, është mosmbajtje e fjalës së dhënë dhe e as të premtimeve. Tradhtia është kur mashtron dhe kur gënjen për të mashtruar.

Tradhtia është imoralitet, amoralitet, demagogji, djallëzi dhe hipokrizi.

Tradhtia është ajo e cila shet interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për interesin personal.

Tradhtia është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë dhe ndaj pushtetit të së keqes për përfitime, hajni, korrupsion e rehati.

 

 

Tradhtia është injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është personalitet i njerëzëve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerezve shpirtlig dhe nihilistë.

Pra, tradhtia është nëna e të gjitha poshtersive, është edhe  korrupsion, edhe krim, edhe vjedhje. Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese  e  politikanëve, kryetëparëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë. Tradhtia është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, patriotizmit dhe ndershmërsë.

Tradhtia është shpifje, akuzë,pritë dhe kurth i frikacakëve,halabakëve dhe burracakëve.

Tradhtia fshihet dhe maskohet pas idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e fals.

Popujt të cilët e falin tradhtinë  dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u është ndarë tradhtia, tradhtia politike sidomos

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".