Receta e Pepës: Sallatë e përzier dimërore
PËRBËRËSIT:
4 patate,
4 karota,
1 kokë panxhar i kuq,
4 tranguj turshi,
1 qepë,
1/2 lakër e vogël turshi,
5 lugë vaj,
3 lugë lëng limoni ose uthull,
kripë, piper.
Patatet e paqëruara zihen 25-30 minuta, karotat 35-40 minuta, kurse panxhari zihet 50 minuta. Pasi të kullohen dhe të ftohen, qërohen patatet dhe panxhari dhe të gjitha priten në kubikë. Trangujt si dhe lakra priten në copa të vogla ose grihen imët, përzihen së bashku në enë për sallatë, u shtohen qepa e grirë hollë, kripë, piper, vaj dhe uthull. Përzihet sallata me kujdes dhe zbukurohet me majdanoz.
(Kosova Sot Online)