Receta e Pepës: Pogaçe me suxhuk

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 10:19
Receta e Pepës: Pogaçe me suxhuk

PËRBËRËSIT:

2 vezë,

1 gotë kos,

1/2 qeskë pluhur paste,

¼ gotë vaj,

1 ½ gotë miell,

pak kripë,

suxhuk ose djathë.

Tunden vezët dhe shtohen përbërësit e tjerë një nga një, përpos suxhukut. Masa përzihet mirë me lugë dhe derdhet në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi radhiten copat e suxhukut ose djathë i troshitur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur. Pritet me thikë në katrorë të dëshiruar.

(Kosova Sot Online)