Receta e Pepës:Bukë fokaçe

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 09:16
Receta e Pepës:Bukë fokaçe

Përbërësit:

-3 filxhanë miell
-4 lugë gjelle vaj ulliri
-56 g rozmarinë e freskët
-3 thelpinj hudhër
-2 1/4 lugë çaji maja
-1 lugë çaji kripë
-1 lugë çaji sheqer
-Borzilok i tharë , spec djegës, parmixhano i grirë

Përgatitja:

1- Grini rozmarinën (vetëm gjethet).
2- Ngrohni një filxhan ujë në 40-46 gradë Celsius

Metoda:

1- Në një tas të madh përzjeni kripën, sheqerin, majan dhe miellin të gjitha së bashku.
2- Teksa i përzjeni shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri në tas gradualisht
3- Shtoni rozmarinën e grirë, hidhni dhe një filxhan ujë dhe punojeni brumin për 5 minuta. (brumi duhet të jetë pak ngjitës, rregulloni miellin dhe ujin sipas nevojës)
4- Lyeni një tas me pak yndyrë
5- Hidheni brumin në tavë dhe shtrijeni brumin drejtë në sipërfaqe.
6- Mbulojeni tavën me një qese plastike dhe lëreni të vijë’ për 30 minuta në një vend të ngrohtë.
7- Shtypeni brumin me fundin e një luge
8- Spërkateni brumin me borzilok të tharë, spec djegës, parmixhano, hudhër të grirë, disa gjethe rozmarinë dhe dy lugë gjelle vaj ulliri.
9- Mbulojeni tavën me qese plastike dhe lëreni të qëndrojë dhe 20 minuta në një vend të ngrohtë.
10- Hiqeni qesen plastike.
11- Ngrohni furrën në 190º C, piqeni bukën për 15 deri në 20 min.

(Kosova Sot Online)