Një kompromis për hir të Donald Trumpit dhe Amerikës

Një kompromis për hir të Donald Trumpit dhe Amerikës
Një kompromis për hir të Donald Trumpit dhe Amerikës

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 28 April 2026 - 14:59

Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni

 Deri tani, Vjosa Osmani ka dëshmuar se është kandidate potenciale e Lëvizjes Vetëvendosje për PRESIDENTE të Kosovës, edhe në mandatin e dytë të saj., sepse me aftësitë e saj politike, juridke dhe diplomatike ka bindur edhe Shtetet e Bshkuara të Amerikës, për çka flet edhe “letra lamtumirëse” e Presidentit Donald Trump, dërguar Vjosa Osmanit pas përfundimit të mandatit të saj 5-vjeçar (1921-2026).



“Henri Kisinxheri” i Kosovës, kështu do të duhej të vepronte me rizgjedhjen e Vjosës Presidente të Kosovës !



-Ndryshe, nga opozita nuk do të ketë “rehati parlamentare” në Kuvendin e Kosovës nga kritikat dhe mocionet e ndryshme për shkak të pakënaqësisë ndaj zgjedhjes së presidnetit të Kosovës, dhe të problemeve të tjera të “politikës ditore”.



Sikur të isha në vend të kryeministrit Albin Kurti, do të propozoja si kandidate për Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila 5 vjet rresht i shërbeu me aq devotshmëri, dashuri, dituri dhe patriotizëm Kosovës, duke e prezentuar dhe përfaqësuar me dinjitet, me diplomaci dhe në frymën paqësore në arenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare , me ç’rast i solli edhe 4 njohje ndërkombëtare Republikës së Kosovës. Së këndejmi, në bërjen e politikës së brendshme kontribuoi, që gjatë mandatit të saj të ruhej dhe të çmohej lart uniteti i partenrizmit politik me Lëvizjen Vetëvendsje dhe me partitë e tjera politike opozitare në parlament. Pra, për pesë vjet Vjosa ruajti një lloj uniteti parlamentar, demokratik dhe paqësor në Kosovë.



Pra, për këto merita të saj politike dhe dipomatike në shërbim të interesave vitale të mbrojtjes, të avancimit dhe të demokratizimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nuk është e befasishme dhe e papritur, edhe Letra vlerësuese falënderuese e Presidentit të lartnderuar të Amerikës, Donald Trump, ku Vjosa Osmanit i shkruan: ““Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim.

Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm.

Sinqerisht,

Donald J. Trump
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “ 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".