Dekomunistifikimi: Kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë

Dekomunistifikimi: Kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë
Dekomunistifikimi: Kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë

Skender Kapiti

  • 28 April 2026 - 14:52

Nga Skënder Sadri KAPITI

Komunizmi në Shqipëri u zbatua si një komunizëm fanatik ekstrem,  një revolucion primitiv i eger, cnjerëzor  dhe antinacionalist.   Për ato trauma, për atë mjerrim e varfëri, për atë antihumanizëm dhe fatkeqësi e tragjedi njerëzore, familjare e publike që u ka shkaktuar komunizmi shqiptarëve,  ky virus epidemie 50 vjecar duhej të ishte izoluar politikisht  në karantinë.

Që të dekomunistifikohej Shqipëria, që të pastrohej nga rrangallet e komunizmit  do të duhej një Vetting politik, që edhe nëse ke qenë qoftë edhe një ditë antar i Partisë Komuniste të Shqipërisë  dhe spiun i regjimit të saj nuk do të duhej  lejuar vazhdimësia e  tyre në politikë.

Kjo për arsye se që të bëheshe komunist dhe spiun i sigurimit të diktaturës komuniste duhej të vertetoje se plotëson kriteret për komunist dhe të kesh treguar prova se je besnik i Partisë , duhej të bëje stazh e kurs partie, duhet të kishe biografi të mirë komuniste, si besnik e shërbëtor partied he kryetarit të saj Enver Hoxha, si revolucionar  dhe spiun partie dhe i ashpër dhe i pakompromis  e të ishe në vijë të parë të frontit pro luftës së klasave,për dënimin,burgosjen dhe internimin politik të atyre që mendojnë ndryshe nga partia dhe vija ideologjike e saj.

Kjo gjë jo vetëm se nuk ndodhi në Shqipëri, por edhe tranzicioni në Shqipëri u kap dhe u drejtua nga ishkomunistët, ishspiunët dhe pinjollët e tyre të cilët kapën të gjitha partitë politikë, drejtësinë, akademinë,ekonominë dhe mashtruan dhe u maskuan si demokratë, të cilët rrënuan gjithcka, që  vodhën e grabitën pasuritë kombëtare , që po këta ishkomunistë e ishspiunë  bënë zëvëndësimin e regjimit komunist me regjimin e ri të korrupsionit dhe të hajdutësrisë.Prandaj Shqipëria edhe sot pas 35 vitesh tranzicion është në këtë farë dergjeje.

Edhe Kosovës i duhet dekomunistifikimi, i duhet një Vetting real politik, duhet që partitë politike edhe në Kosovë t’i nënshtrohet një Vetting-u,  pastrimit nga ish komunistët,nga ishspiunët e UDB-së dhe nga nostalgjikët e së shkuarës që vegjetojnë akoma në politikë, drejtësi, akademi dhe në media.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".