![Receta e Pepës: Mantia](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/25/200x200_maxresdefault1721905414.jpg)
Receta e Pepës:Brusketa me domate dhe djathë
![Receta e Pepës:Brusketa me domate dhe djathë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/27/auto_maxresdefault_11682591931.jpg)
Përbërësit:
bukë franceze
1 domate
pak borzilok të freskët
2-3 thelpinj hudhra grirë imët
2 lugë gjelle vaj ulliri
pak kripë dhe rigon
50 gram djathë i bardhë i prerë në copa të vogla
Pregaditja:
Prisni bukën franceze në feta të holla, e përshtatshme për brusketa.
Vendosini fetat e bukës në tost. Kur të jenë thekur pak, i hiqni dhe vendosini në një pjatë.
Spërkasni nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Prisni domatet dhe djathin në formë kubike ose në copëza të vogla. Vendosini një nga një mbi fetat e bukës.
Shtoni sipër hudhrat, kripën, rigonin, gjethet e freskëta të borzilokut dhe shërbejini. Nëse dëshironi të gjitha këto mund t'i përzieni më parë në një tas veçmas, për të realizuar një salcë.
(Kosova Sot Online)