Receta e famshme për kek me banane

  • E.k /
  • 08 May 2023 - 08:47
Receta e famshme për kek me banane

Çfarë ju nevojitet:

Për pjesën që do të piqet

125 gramë gjalpë;
40 gramë sheqer pluhur;
280 gramë miell të thjeshtë;
1 vezë.
Për mbushjen

5 banane;
60 gramë sheqer kaf;
60 gramë gjalpë i shkrirë;
40 gramë miell;
4 vezë;
200ml qumësht;
disa copa bajame.
Përgatitja e kekut me banane

Për pjesën që do të piqet

Përzieni fillimisht gjalpin me sheqerin pluhur, më pas shtoni vezët.
Shtoni miellin dhe përziejini butësisht derisa të formohet brumi i butë.
Shtrojeni në një tigan me fund të gjerë dhe piqeni në 180 °C për rreth 10 minuta dhe më pas lëreni të ftohet.
Mbushja

Përzieni të gjithë përbërësit dhe lërini mënjanë.
Mbi pjesën që poqët shtoni bananet e prera, dhe hidhni përzierjen, copëtoni sipër bajamet dhe piqeni sërish në 160°C për rreth 50 minuta ose derisa të marrë ngjyrë kafe të artë.
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht para prerjes.

(Kosova Sot Online)