Receta e Pepës:Patate të ëmbla në furrë

  • E.k /
  • 11 May 2023 - 13:47
Receta e Pepës:Patate të ëmbla në furrë

Përbërësit:

4 patate të mëdha të ëmbla

½ filxhan me gjalpë të shkrirë

1 lugë gjelle rozmarinë e copëtuar

½ lugë çaji me kripë

2 lugë gjelle me hudhër e grimcuar

1 filxhan çaji me djathë parmixhano

Pregaditja:

Lani mirë patatet dhe i prisni në feta rrumbullake.

Shkrini gjalpin për 30 sekonda bashkë me hudhrat dhe erëzat.

Në një tas shtoni patatet e prera në feta, bashkë me gjalpin.

I përzieni mirë e mirë me dorë dhe më pas i vendosni patatet në një tavë. I shtoni sipër secilës djathë parmixhano.

I fusni në furrë për 20 minuta në temepraturë 200 gradë. 

(Kosova Sot Online)