Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 10:49
 Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht

Një mëngjes apo një vakt pasditeje shumë i shijshëm, por dhe i shëndetshëm. Thekra është burim i mirë i fibrave të cilat kryesisht e përbëjnë polisaharidet joceluloze, transmeton "Kosova sot Online ".

Thekra është burim i pasur i fibrave dietale, magnezit, manganit, selenit, fosforit, magnezit, zinkut dhe kaliumit.

Është i pasur me burime të albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B, ndërkaq më shumë ka thartinë pantotenike dhe niacinë.

Pos që është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes.

Në 100 g gjenden rreth 335 kcal., transmeton Telegrafi.

Përbërësit për dy persona:

▪ 100 g miell thekre,
▪ 2 dcl ujë,
▪ 1 vezë,
▪ 1 qeskë sheqer vaniljeje,
▪ gjysmë qese pluhur për simite.

Reklama

Përgatitja:

1. Nga këta përbërës përzieni përbërjen e cila duhet të jetë pak e lëngët, për t’u derdhur më lehtë.

2. Piqni palapetat nga të dyja anët.

3. Palapetat shoqërojini me përbërësit e shëndetshëm që ju preferoni.

Ju bëfshin mirë! 

(Kosova Sot Online )