Receta e Pepës - Fli

  • E.k /
  • 11 September 2023 - 11:27
Receta e Pepës - Fli

Në enë 5-6 litërshe, hidhen ujë, kripë dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr, gjersa të gatuhet një brumë më i hollë se i petullave (sa të mvishet gishti). Në tepsi të nxehtë, të lyer me yndyrë, hidhet në shirita me lugë ose xhezve, nga brumi i përgatitur. Piqet nën saç, ose në furrë, shkalla e lartë, e kyçur vetëm pjesa e sipërme e furrës në temperaturë të lartë.

Posa të marrë një faqe ngjyrë të verdhë dhe pikla të kafenjta, spërkatet me mazë ose yndyrë (të bashkuar ajkë ose kos dhe gjalpë), hidhet përsëri një shtresë brumi në vende të zbrazëta, piqet, lyhet me mazë dhe kështu veprohet gjersa të harxhohet i tërë brumi. Sipërfaqja e flisë lyhet mirë me yndyrë dhe tepsia vendoset në prush, mbulohet me saç, ose futet në furrë të kyçur në tërësi, në shkallën e ulët, për t’u pjekur përfundi edhe 15-20 minuta në temperaturë të lartë. Shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot Online)