Receta e Pepës:Speca me gjizë
PËRBËRËSIT:
Speca të verdhë,
gjizë,
pak sheqer,
kripë,
qumësht (mundësisht të deleve).
Specat pastrohen nga bishtat dhe farat. Në brendi të çdo speci kalohet gishti i lyer me sheqer. Specat mbushen me gjizë të pastër ose të përzier me djathë.
Qumështi i vluar, i kriposur dhe i ftohur derdhet mbi speca të palosur dhe pasi të depërtojë mbi ta, rëndohen specat me ndonjë enë ose rrjet turshish, mbyllen mirë dhe vendosen në vend të ftohtë.
Variant: Specat e verdhë mishtakë, mbushen me gjizë të përzier me speca djegës të grirë imët. Vendosen 3-4 radhë speca të mbushur, të rreshtuar dhe të shtrënguar me njëri -tjetrin.
Në çdo të dytin rradhë, hidhet një shtresë e hollë me gjizë. Pasi të mbushet ena, hidhet qumështi i vluar, i ftohur dhe i kriposur. Ena mbulohet mirë dhe vendoset në vend të ftohtë.
(Kosova Sot Online)