![Receta e Pepës: Mantia](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/25/200x200_maxresdefault1721905414.jpg)
Receta e Pepës: Kungull i pjekur në furrë me mjaltë dhe arra
![Receta e Pepës: Kungull i pjekur në furrë me mjaltë dhe arra](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/01/auto_auto_e133cb2fe9e671efa8bb4e8938c31db216345402931701423191.jpg)
Përbërësit:
1 kungull mesatar
2 lugë gjelle sheqer
100 gram arra
2 lugë gjelle mjaltë
Pregaditja:
Lani mirë kungullin dhe e ndani në dy pjesë. E pastroni mirë nga farat dhe e ndani në disa copa të vogla.
E vendosni në një tavë dhe e fusni në furrë, në temperaturë prej 180 gradë celsius.
Pas 15 minutash e nxirrni nga furra i shtoni sipër sheqerin arrat dhe mjaltin.
E lini në furrë edhe për të paktën 10 minuta të tjera.
(Kosova Sot Online)