Receta e Pepës: Pogaçe me suxhuk
PËRBËRËSIT:
2 vezë,
1 gotë kos,
1/2 qeskë pluhur paste,
¼ gotë vaj, 1 ½ gotë miell,
pak kripë,
suxhuk ose djathë.
Tunden vezët dhe shtohen përbërësit e tjerë një nga një, përpos suxhukut. Masa përzihet mirë me lugë dhe derdhet në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi radhiten copat e suxhukut ose djathë i troshitur.
Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur. Pritet me thikë në katrorë të dëshiruar.
(Kosova Sot Online)